Tani ish-Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Bedri Hamzën pasi u zgjodh në krye të PDK’së.
Krasniqi shprehu mbështetjen e tij të plotë për Hamzën.
“Bedri Hamza do ta ketë mbështetjen time të plotë. Duhet ta ketë edhe tuajën. Sepse prej sot, ai është përfaqësimi, uniteti dhe forca e PDK-së. Vazhdon rrugëtimi ynë i përbashkët për ta çuar Kosovën drejt zhvillimit, dinjitetit dhe qeverisjes së mirë. Urime Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar Krasniqi.



