Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur për rolin që ish-ambasadorja Vlora Çitaku do të ketë në PDK.
Krasniqi tha se Vlora do të jetë krahu i tij i djathtë.
“Vlora Çitaku do të jetë krahu im i djathtë. Atë e njoh që nga shkolla, nga fëmijëria, pastaj edhe në Kabintetin e Thaçit kemi bashkëpunuar, kështu që ajo patjetër që duhet të jetë pjesë e partisë sepse i duhet, por i duhet edhe qytetarëve”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Krasniqi, foli edhe për Konventën duke thënë se se mbajtja e konventës ishte vendim i duhur, pasi ka ndikuar në rritjen e entuziazmit politik brenda PDK-së./gazetametro.net



