Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës(LDK), Rrezarta Krasniqi, iu ka kundërpërgjigjur kryeminsitrit në detyrë Albin Kurtit pasi ky i fundit komentoi premtimet elektorale të partive të tjera, duke i quajtur ato “premtime pa mbulesë”.
Krasniqi tha se “andrra sheh vetëm kryeministri Kurti”, duke shtuar se ai ka fituar gjithmonë pa një plan të qartë dhe se ka pasur një buxhet prej 12 miliardë eurosh për pesë vite, por nuk ka arritur të prezantojë asnjë rezultat të dukshëm.
“Andrra sheh vetëm kryeministri Kurti, sepse çdo herë ka fituar pa planprogram. Ka pas për pesë vite 12 miliardë buxhet, dhe nuk del asnjë ta prezantojë. Ai ka pa andërr që fiton edhe 500 k”, tha Krasniqi në DPT te Fidani.
Kurti, në një tubim elektoral në Suharekë, ka komentuar premtimet elektorale të partive të tjera, duke i quajtur ato “premtime pa mbulesë”.
“Ne kemi trend të vazhdueshëm zhvillimi dhe qytetarët po e përjetojnë këtë. Ata që dikur rritnin pagat vetëm 4%, sot premtojnë rritje 50%. Ndërsa ne kemi vepruar: buxheti për pagat në sektorin publik është rritur për 47% krahasuar me kohën kur morëm detyrën dhe këtë trend do ta vazhdojmë”, ka thënë dje Kurti./gazetametro.net





