0.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi për LDK’në: Kur ju duhen votat piskatin Lugova, Lugova, kur nuk ju duhet heshtin si peshqit

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka pyetur se pse askush nga krerët e LDK’së nuk ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar së fundmi nga akademik, Rexhep Qosja ku Ibrahim Rugovën e kishte krahasuar me Peter Handke, transmeton Gazeta Metro.

Krasniqi thotë se emri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova po përdoret vetëm në kohë fushate, por kur duhet ta mbrojnë heshtin si peshqit.

Postimi i plotë nga Krasniqi:

Nuk e di a pati ndonjë reagim të LDK-së dhe të krerëve të saj, (kryetar e mandatar, etc) lidhur me etiketimin e rëndë, që iu bë Ibrahim Rugovës. Ka qëlluar vikend e në vikend njerëzit e mëdhenj përtojnë të mendojnë. Kur u duhet emri i Rugovës për vota, piskatin si të lajthitur “Lugova, Lugova!”, kur duhet ta mbrojnë nga njollosjet, heshtin si peshqit. Devre dynja!../gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT