Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në mungesë të shumicës parlamentare është duke vonuar këtë institucion.
Ai tha se për Kurtin më e rëndësishme po del të jetë Albulena Haxhiu se sa qytetarët që kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi theksoi se Haxhiu s’do të votohet nga partia që ai drejton në asnjë votim.
“Për Albin Kurtin duket se Haxhiu është më e rëndësishme se rreth një milion qytetarë. Në mungesë të besimit dhe votave, të shumicës për tu bërë kryeministër po luan me Albulena Haxhiun duke e mbajtur atë si kandidaten e cila nuk ka kaluar, nuk kaloj dhe s’do të kaloj në të ardhmen.
“Një gjë ta kuptoj ai, nuk mund ta mbajë peng me zor shtetin, e ka mbajtur mjaftueshëm gjatë tashmë. Nëse do të kemi rrugëdalje e ftoj ta ndryshoj kandidaten”, tha Krasniqi.
/Reporteri.net/