18.2 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Krasniqi: PDK po rritet, fuqizohet dhe po rikthehet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë pjesë në një takim me kryesinë e degës së partisë së tij në Zvicër, me mision për ta mobilizuar mërgatën për zgjedhjet parlamentare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, shefi i PDK-së ka thënë se ka nisur mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për t’i dhënë fund keqqeverisjes.

“Për ta rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit qeverinë e re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”, ka shkruar veç të tjerash Krasniqi.

“Në takimin e përbashkët me kryesinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe me kryetarët e nëndegëve në këtë shtet, u shpreha mirënjohjen për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të tyre në shpalosjen e vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës dhe hapësirën që i është besuar mërgatës për të kontribuuar në këtë drejtim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në takimin e përbashkët me kryesinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe me kryetarët e nëndegëve në këtë shtet, u shpreha mirënjohjen për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të tyre në shpalosjen e vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës dhe hapësirën që i është besuar mërgatës për të kontribuuar në këtë drejtim.

Strukturat e PDK-së, kudo nëpër Zvicër – që janë shembull i organizimit në mërgatë, nga shtatori e deri më tani kanë zhvilluar mbi 100 takime dhe kanë organizuar tubime me bashkatdhetarët duke e shumëfishuar mbështetjen e mërgatës për Partinë Demokratike të Kosovës.

Në pajtim me vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues, prioritet i yni është mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet parlamentare, për t’i dhënë fund keqqeverisjes, për ta rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

Faleminderit për secilin aktivitet, që me kaq vullnet dhe përkushtim po e bëni për Kosovën dhe PDK-në.

PDK po rritet. PDK po fuqizohet. PDK po rikthehet!

TË FUNDIT

TË FUNDIT