Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK është e gatshme t’i hyjë garës për zgjedhjet nacionale për të fituar.
Krasniqi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale garanton rezultat të mirë edhe në ato nacionale, i cili do t’ia mundësojë Kosovës të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga PDK.
“Një qeveri, e cila mundohet me i bashku njerëzit e jo me i përça dhe për t’i rrëzuar muret e ndarjes, që i ka krijuar Albin Kurti për sa vjet dhe që ia jep një vizion të ri vendit tonë, për t’ia rikthyer një normalitet që ka qenë i munguar”, është shprehur Krasniqi në Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka thënë se në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë sërish me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.






