0.1 C
Mitrovice
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
spot_img

Krasniqi: Patriotizmi i pushtetit mbetet vetëm në këngë, tregtia me Serbinë vazhdon

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus reagoi ashpër ndaj mënyrës se si pushteti, sipas tij, po përdor elemente të kulturës popullore për qëllime politike dhe propagandistike.

Ai tha se përmes muzikës po tentohet të ndërtohet artificialisht imazhi politik i partisë dhe liderit, duke synuar grupe të caktuara të shoqërisë.

“Përmes muzikës turbo-folk, pushteti po përpiqet të ndërtojë artificialisht imazhin e partisë dhe të liderit. Këto përpjekje kanë vetëm një synim që të arrijnë te një audiencë me nivel më të ulët arsimimi dhe vetëdije kritike”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se patriotizmi i pushtetit mbetet vetëm në nivel simbolik dhe artistik, ndërkohë që në praktikë veprimet janë të kundërta.

“Ironikisht, patriotizmi i tyre mbetet vetëm në këngë sepse në vepra nuk ndalet tregtia me mafien energjetike të Serbisë. Kjo është tipike për partitë populiste që i atribuojnë vetes merita për procese dhe zhvillime ku realisht nuk kanë asnjë kontribut”, shkroi Krasniqi./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT