25.7 C
Mitrovice
E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi paralajmëron se VV do ta kap shtetin: Po të takohej ndokush tjetër me Djuricin do i thonin tradhëti kombëtare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit ish-anëtari i VV-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se po të takohej Marko Djuric me ndokë tjetër jashtë VV-së, këta do e cilësonin tradhëti komëbtare, teksa shton se këta do të kapin shtetin me keq-qeverisjen e tyre, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se njëjtë do ia bëjnë edhe me kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizimin e tyre.

Postimi i plotë

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin–i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre”.

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”.

“E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT