Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është përfshirë në debatin e fundit kur presidentja Vjosa Osmani po kritiokohet për mospërmendje të UÇK-së, me rastin e fundmit ditën e djeshme kur ajo nuk e përmendi në një shkrim për Betejën e Koshares, shkruan Gazeta Sinjali.
Krasniqi ka shkruar se të mjerë janë ata që mendojnë se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të zbehet duke mos e përmendur emrin e saj as në përvjetoret e betejave titanike të ushtarëve të saj.
“Nuk mund ta nençmojne kalimtaret ate qe e ka lartesuar historia. Por, turpi eshte i atyre qe duke e injoruar UÇK-ne tentojne ta rishkruajne historine e lirise sone”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Sinjali/





