19 C
Mitrovice
E premte, 18 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi: Nëse VV-ja dështon, shumë shpejt jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë e re

Deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë para gazetarëve se nuk kanë marrë ndonjë ftesë tani për tani për takim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se janë vazhdimisht në bisedime me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë në rast se Vetëvendosje s’arrin ta formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve.

Ai tutje ka thënë se në rast të dështimit potencial të VV-së për krijim të qeverisë, janë të gatshëm ka krijojnë qeverinë.

“Pas dështimit potencial të partisë së parë me e themelu qeverinë e re, ne shumë shpejt besoj do të jemi të gatshëm me iu ofru qytetarëve dhe vendit një qeveri të re”, tha Krasniqi.

I pyetur se a do ta votojë PDK-ja kandidatin për kryetar të Kuvendit që propozohet nga VV-ja, Krasniqi ka lënë të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë.

“Nuk është nevoja me votu gjithsesi na sepse Kuvendi asnjëherë s’ka pas telashe për konstituim sa i përket kryetarit të Kuvendit. Më 15 na takon me u propozu kryetari i Kuvendit edhe me vazhdu. Pse me ja dhanë votat e PDK-së- pra edhe nëse ne se kemi votu kryetari është votu kshtu që janë bë 61 vota.Duhet pasur respektim të qytetarëve e të Kushtetutës”, tha ai para mediave.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT