17.5 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Krasniqi: Kurti shkonte me armë në Kuvend, i kam thënë ke shiku shumë filma

Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, kujtoi një moment kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkonte me armë në parlament. Duke treguar disa detaje që i ka thënë atij.

Krasniqi ndër të tjera tha se Kurti dëshiron të bëj katrahura.

“Ai vike me armë në parlament, edhe tjerët kanë shkuar me armë në parlament. I kemi pasur zyret ballë për ballë i thash Albin a e ke armën, tha po, çfare e ke 765, i thash a e ke vrarë dikë, tha jo thash ke shikuar shumë filma, duke shikuar filma, në filma i mëshon armë edhe duart i shkojnë për mbrapa, thash nuk është ashtu. Ai dëshiron të bëj katrahura”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT