2 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Krasniqi: Kurti për pak pushtet po e lë në heshtje Specialen që të ia merr shokët

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për deklaratat e tij të bëra ndaj Gjykatës Speciale. Me këtë rast Krasniqi tha se Kurti kishte thënë se do të i mbronte nga kjo gjykatë, por sot ai për pak pushtet po e lë Gjykatën Speciale në heshtje që të ia merr shokët e tij.

Postimi i plotë: Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale. Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar. Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet. Dikur i thoshte Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe gjithë shokët e tij. Sot Kurti vet, për pak pushtet, po e len specialen që t’ia marrë shokët dhe të vazhdojë njollosjen e UÇK-së. Pa asnjë zë, pa asnjë reagim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT