15.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi: Kurti e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët të raporteve me SHBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë më të dobëtat ndonjëherë që kanë qenë në tërë historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në tërë historinë e këtyre raporteve, jo vetëm pas pavarësisë, por bile edhe para luftës dhe gjatë luftës. Ky është një degradim i skajshëm i raporteve tona që merret me iniciativën e DASH për arsye që janë të ditura.”, ka thënë Krasniqi.

Arsyet e këtyre raporteve, Krasniqi ka thënë se dihen edhe publikisht.

“Konkretisht, siç thotë edhe deklarata zyrtare, për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe për shkak të qasjes së qeverisë. Normalisht që nuk ndërlidhet vetëm me një çështje, por ndërlidhet me një sërë veprimesh që z. Kurti i ka bërë apo për shkak të veprimeve që nuk i ka bërë gjatë mandatit të tij”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Më tej Krasniqi ka thënë se Kurti ka zhvilluar një fushatë kërcënuese ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe vet gjykatës si një institucion i pavarur dhe sipas tij kjo ka qenë një nga arsyet kryesore të dobësimit të raporteve me SHBA-të.

Krasniqi ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mosdeklarim tash e një javë pas dëmit në raportin strategjik me SHBA-të.

“Tek sot mblidhet dhe u flet atyre vartësve të tij pa pasur mundësi përballë tij jo vetëm për t’i bërë pyetje, por për t’i rrëzuar ato deklarime të rrejshme, sepse prej krejt asaj që e tha vetëm një e vërtetë është: se raportet e tejkalojnë qeverinë”.

”Është evidente që qeverinë e Albin Kurtit ky raport e ka tejkaluar dhe me qeverinë e tij më raporte Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë e as nuk kanë me pasur”, është shprehur ai.

Tutje ai ka thënë se ”Me kursin e Kurtit nuk ka shans me u rikuperu ky raport. Me dalë e me relativizu e me thënë se nuk është pezulluar dialogu strategjik, por është pezulluar planifikimi…”, ka thënë Krasniqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT