Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit të GAP mbi transparencën e komunave.
Ai tha se PDK në është kampione për këtë.
“Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi”, vazhdohn tutje kryetari i PDK-së.
Reagimi:
Kampionë të transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve! 🙌
Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që udhëhiqen nga PDK, pesë prej tyre, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria, kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh nga Instituti GAP për transparencën buxhetore në vitin 2024.
Drenasi dhe Hani i Elezit gjithashtu janë ndër më të mirat, me nga 95 pikë secila.
Në total, komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi.
Më 12 tetor, do të vazhdojmë punën për fitoren edhe në komuna të tjera, që sa më shumë qytetarëve t’u shërbejmë me punë, transparencë, zhvillim dhe shumë dashuri. 🤝