13.8 C
Mitrovice
E hënë, 12 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi i PDK’së: Albin Kurti po e mban peng shtetin për hir të Albulena Haxhiut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas seancës konstituive të dështuar për të 14-tën herë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Kraniqi e quajtur sjelljen e Vetëvendosjes “të papërgjegjshme” dhe në kundërshtim me frymën demokratike të shfaqur nga qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nëse më 9 shkurt rreth 1 milion qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe diasporën, kanë treguar një nivel të lartë të pjekurisë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare, ajo çfarë po bën Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është e kundërta e saj”, ka thënë Krasniqi.

Ai akuzoi Kurtin se po mban peng shtetin për hir të Haxhiut, për të cilën, sipas tij, është e qartë që nuk ka votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

“Po vazhdojnë ta mbajnë shtetin peng për hir të Albulena Haxhiut, për të cilën po ngulin këmbë që të jetë kryetare e Kuvendit, pavarësisht se çdo qytetar e di që ajo s’i ka votat, s’e ka mbështetjen dhe nuk e ka shumicën parlamentare”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi e cilësoi të paligjshme përpjekjen e Vetëvendosjes për të organizuar një votim të fshehtë.

“Vërtetë është për keqardhje ky tentim për t’u fshehur prapa skemave kundërligjore e kundërkushtetuese përmes një komisioni për një votim të fshehur që është i paligjshëm, meqë procesi i votimit tashmë ka filluar”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas kreut të PDK-së, është tashmë e qartë që për Kurtin, Haxhiu është më e rëndësishme sesa vullneti i 1 milion qytetarëve.

“Duket se ajo që e kam thënë më herët është tashmë fakt i dëshmuar – se Albulena Haxhiu për Albin Kurtin është më e rëndësishme se 1 milion qytetarë të Kosovës”.

Në fund, Krasniqi theksoi se edhe pse vende të tjera kanë organizuar dhe do të organizojnë zgjedhje e do të formojnë institucione në këtë periudhë, në Kosovë po përsëritet një skenar i njëjtë çdo dy ditë për shkak të arrogancës politike.

“Albin Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë kryeministër edhe një herë – dhe për të mos u përballur me këtë realitet, po na mban peng të gjithëve: qytetarë, deputetë dhe institucione”, përfundoi Krasniqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT