Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pyetur nëse mund të ketë një bashkëqeverisje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.
Krasniqi ka dhënë një përgjigje të prerë, duke thënë se kjo nuk do të ndodh.
Sipas tij, një qeverisje LVV-PDK, nuk do t’i bënte mirë Kosovës, për shkak të dallimeve të shumta mes tyre.
“Absolutisht jo. 100% jo. Garantoj me fjalën tem. Se di kah të erdh kjo pyetje? As si thashethem se paskna ni. Mendoj që aq shumë dallime kemi, konceptuale, idelogjike, politike, të kalumes, përcepsionit për të ardhmen, që nuk kish me pasë hair Kosova prej një qeverisjeje të tillë”, tha Krasniqi në Kanal10, duke shtuar se është herët të flitet për çfarëdo opsioni për koalicion me parti tjera.
/GazetaSinjali/