Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka ironizuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili u shfaq dje nga veriu duke shikuar me dylbi zonat matanë kufirit me Serbi.
Kurti ishte në veri dje, ku lajmëroi për vendosjen e gurëthemelit të një nënstacioni policor “dy kilometra afër kufirit”.
“Kryeministri ka mujtë me qit harq me e këqyrë edhe urën e Ibrit. Me gjasë (e) ka harrue”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në Facebook.