9.8 C
Mitrovice
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img

Krasniqi: Do të krijojmë qeveri të re pa Kurtin, s’do të ketë zgjedhje në prill sepse do ta zgjedhim edhe presidentin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se zgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë qeveri pa Albin Kurtin e Vetëvendosjen.

Ai tha se zgjedhjet tjera të përmendura për prill nga Kurti janë tentim-kërcënim, ndërsa tha se nëse ka zgjedhje tash, ato do të prodhojnë stabilitet për pesë vjetët e ardhshme, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes.

“Mos u mërzit se s’do të jetë kjo gjendje. Do ta krijojmë qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe pa Vetëvendosjen. Pritshmëritë tona janë që t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe ta udhëheqim qeverinë e Kosovës, me pasë një Kuvend funksional, shumicë të mjaftueshme dhe po ashtu me e bë të qartë atë tentim-kërcënimin që Kurti po ia bën sidomos partnerëve minoritarë, nuk do të ketë zgjedhje në prill. Nëse kemi zgjedhje tash, unë jam i bindur që këto zgjedhje do ta prodhojnë stabilitetin për pesë vjetët e ardhshme edhe me zgjedhje të presidentit apo presidentes edhe me qeveri”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT