15.9 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Krasniqi: Deputetë të GUXO dhe të VV’së po kërkojnë me ardhë në LDK

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për listat e deputetëve. Ajo ka thënë se ka kohë për hartimin e listave deri në dhjetor.

Krasniqi e pyetur rreth deputetëve të GUXO, ka thënë e ata janë shumë të pakënaqur dhe se bashkë me disa deputetët të VV-së janë duke kërkuar që të anëtarësohen në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Edhe deputetë të GUXO edhe të Lëvizjes Vetëvendosje po kërkojnë me ardhë në LDK”, ka thënë Krasniqi në T7.

Ajo ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Sipas saj, dyert e Shtëpisë së Bardhë janë të mbyllura për kryeministrin Albin Kurti, meqë, siç ka thënë, kreu i qeverisë kosovare po merr vendime kundër amerikanëve.

Krasniqi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ndonëse pa ndonjë buxhet të madh, ishte pritur nga liderë nga e gjithë bota, ndërsa thotë se kryeministrin Albin Kurti s’po e pret askush në takime bilaterale.

“Ibrahim Rugovën me një buxhet të vogël e ka pritë krejt bota. Kurtin me buxhet 3 miliardë nuk e pret kërkush në takim bilateral. Shtëpinë e Bardhë e ka të mbyllur sepse merr vendime kundër tyre”, ka thënë deputetja Krasniqi në FRONTAL.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT