5.4 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Krasniqi bën homazhe në Prekaz: Kjo vizitë është frymëzim për fuqizimin e vetëdijes politike

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga familja e tij kanë bërë homazhe e nderime në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton Gazeta Sinjali.

Kreu i PDK-së ka deklaruar se vizita në Prekaz është një frymëzim shtesë për fuqizimin e vetëdijes politike.

“E konsideroj të pa tejkalushme dhe të domosdoshme ardhjen në Prekaz para marrjes së çfarëdo përgjegjësie. Pra është edhe nder, obligim, privilegj edhe përgjegjësi që në ditën e parë si kryetar i PDK-së së bashku me familjen time të vij në Prekaz për të marrë një frymëzim shtesë por edhe për të fuqizuar vetëdijen tonë politike për punët të cilat na presin dhe për të marrë një inspirim shtesë nga sakrifica titanike e familjes Jashari”, tha ai.

Ai beson se ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Krasniqi gjatë ditësh së djeshme u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë. Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.

Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së.

Krasniqi tha se do të bashkëpunojë me secilin anëtarë dhe qytetarë që dëshiron të bashkohet PDK-së./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT