15.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

KQZ tregon kur do të vendoset se cilët kandidatë për deputetë mund të garojnë në zgjedhje

47 kandidatë për deputetë, nga listat e verifikuara nga KQZ, kanë probleme me ligjin.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për medie zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.

Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publikë emrat.

“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.

Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se data kur KQZ do të marrë vendim lidhur me këtë çështje është më së largu 22 janari.

TË FUNDIT

TË FUNDIT