18.4 C
Mitrovice
E martë, 10 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

KQZ me lajm të keq: Nuk kemi mjete për zgjedhje të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret vendimin që shpall datën e zgjedhjeve, për të filluar përgatitjet për organizimin e tyre

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është në pritje të vendimit që shpall datën e zgjedhjeve për në mënyrë që të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Elezi tha se këto zgjedhje janë sfiduese, për shkak të pandemisë.

“Jemi në kohë pandemie dhe sigurisht se këto zgjedhje janë sfiduese për faktin se KQZ-ja krahas përgatitjeve teknike për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të merret edhe me zbatimin e masave apo rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi për Periskopin.

Ai deklaroi se KQZ nuk ka buxhet për këto zgjedhje, pasi nuk kanë qenë të planifikuara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor i cili nuk është i planifikuar. Prandaj, KQZ-ja do të përgatis me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës në kohën kur shpallen këto zgjedhje”, ka deklaruar Elezi.

Zgjedhjet parlamentare 2019, Kosovës i kishin kushtuar rreth 5 milionë euro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT