0.1 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

KQZ aprovon 56 mijë e 610 votues nga diaspora, refuzon mijëra të tjerë

Nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës deri dje në ora 17:00 numri i votuesve të verifikuar është 79 mijë e 201 votues. E prej këtij numri janë aprovuar 56 mijë e 610 votues.

Numri total i pakove të hapura është 43 mijë e 63 pako.

Ndërkaq 22 mijë e 591 votues janë refuzuar pasi nuk kanë kaluar procesin e verifikimit nga ana e KQZ-së.



Në anën tjetër disa votues nga diaspora, duket se nuk i kanë respektuar rregullat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vendosur, për votat nga jashtë vendit. Aty thuhej se në një pako mund të dërgohen votat e rrethit të ngushtë familjar

84 zarfe me fletëvotime janë gjetur në një pako, gjatë numërimit të votave të diasporës.



Derisa rregulli i vendosur nga KQZ ishte që në një pako është e lejuar të futen vetëm zarfet me fletëvotimet e rrethit të ngushtë familjar, dikush e ka tejkaluar këtë numër.

Pakoja me 84 zarfe të fletëvotime është refuzuar, pasi nuk ka përfillur procedurat e duhura.

TË FUNDIT

TË FUNDIT