11.8 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Kosovës ka mundësi që t’i ndërrohet kundërshtari në rrugën për kualifikim në ‘Nation League’

Kosova nuk ka arritur që t’i sigurojë kualifikimet për Euro 2020 nëpëmjet eliminatorëve të grupit A.

Mirëpo Kosova e ka edhe një mundësi tjetër për kualifikim, përmes kompeticionit ‘Nations League’. Kundërshtari i Kosovës në gjysmëfinalen e kësaj gare është Maqedonia e Veriut, por këta të fundit janë në garë për tu kualifikuar përmes kualifkimeve.

Në rast se ndodhë kjo gjë, Maqedonia nuk do ishte më pjesë e kualifkimeve në ‘Nations League’ dhe vendin e saj do ta merrte Luksemburgu. Natyrisht përfshirja e Luksemburgut në këtë grup do t’i ndryshonte edhe çiftet gjysmëfinale, përcjell Gazeta Blic.

Atëherë, Gjeorgjia si vendi i parë më i mirë në Ligën D, do të mirëpriste Luksemburgun në Tbilisi, ndërsa Kosova në ‘Fadil Vorri’, do të takohej me Bjellorusinë, më 26 mars./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT