Është gjobitur pronari i një shtëpie në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, pasi po mbante një aheng familjarë.
Sipas njoftimit të policisë në Prizren, të pranishmit janë shpërndarë nga aty.
“Policia në Prizren, ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, përkatësisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, është raportuar një aheng familjar në shtëpi. Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërnda nga aty” thuhej në njoftimin e policisë.
Me masat e reja anti-COVID ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare. /Reporteri.net/.



