Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të kafshëve.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore kanë ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, në të cilat janë gjetur të ngarkuara 27 dele dhe katër qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.




