2.4 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Kosovarët assesi të vetdijësohen: E infektuara në Vushtrri del në qytet, kapet nga Policia

Mbrëmjen e kaluar raportohet se Policia gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuaren femër në Vushtrri, e cila ishte e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Përmes raportit 24 orësh bëht e ditur se ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK.

“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.”, thuhet në raport.

Kujtojmë se ditëve të fundit është shtuar shumë numri i rasteve me koronavirus në vend ku deri sot janë identifikuar 1678 të infektuar dhe si pasojë kanë humbur jetën 79 persona./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT