Pas barazimit javën e kaluar, skuadra e CD Tacon ka arritur që t’i kthehet fitoreve në Primeria Division, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra madrilene e femrave, CD Tacon, ka arritur që të shënoi fitore në javën e 11-të në kampionatin spanjoll, duke përmbysur epërsinë fillestare të katalunaseve.
Tacon shënoi fitore si vendas ndaj Espanyolit me rezultatin 2-1. Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ishte titullare në këtë ndeshje dhe zhvilloi 84 minuta lojë.
Për kaq minuta sa ishte në fushë, sulmuesja që mbronë ngjyrat e Kombëtares së Suedisë arriti të shënoi golin e dytë dhe të fitores në këtë ndeshje. Ndryshe, CD Tacon renditet në pozitën e 11 me 12 pikë./gazetametro