1.1 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Kosova U18 mposht Andorrën, kualifikohet në finale të ‘European Challenger’

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mposhtur Andorrën 80-71.

Kosova është kualifikuar në finale të “European Challenger” pasi mposhti Andorrën me rezultat 80-71.



Në fakt ky kampionat është ndarë në grupe të ndryshme, dhe Kosova bënë pjesë në grupin e fundit me shtetet më të dobëta në ranglist por gjithsesi ky është një sukses i madh i djemve tanë.

Ndeshja nisi më mirë për Andorrën që pas dy çerekëve avanconte 39-33.

Megjithatë ‘Dardanët’ u rikthyen furishëm në periodën e tretë duke e fituar këtë periudhë me epërsi 31-16 ndërsa në fund të ndeshjes triumfuan me rezultat 80-71.



Më meritoret në suksesin e Kosovës ishin Anes Gashi me 21 pikë, shtatë kërcime, tre asistime dhe Visar Ejupi me 18 pikë, gjashtë kërcime, tre asistime.

Kosova në finale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. /Lajmi.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT