6.4 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kosova U-21 fiton me përmbysje përballë Shqipërisë U-21

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll ka fituar me përmbysje ndeshjen ndaj Shqipërisë U-21 me rezultatin 2:1. Golin e fitores, “Dardanët” e rinj e shënuan në minutën e 91-të. Shënoi për 2:1, Arlind Sejdiu.

Shqipëria ishte duke avancuar e para me golin e shënuar nga Bernard Karrica. Karrica shënoi në minutën e 58-të në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2023.



Kosova më pas barazoi shifrat në 1:1 me golin e realizuar nga Erolind Krasniqit. Krasniqi shënoi në minutën e 65-të golin e barazimit 1:1, derisa të fitores e shënoi Arlind Sejdiu.

Ai realizoi pasi u lirua nga një mbrojtës i Shqipërisë. Për Kosovën është fitorja e dytë në pesë ndeshje të zhvilluara në Grupin G. Zë vendin e parafundit, ndërsa Shqipëria në vendin e tretë me nëntë pikë në gjashtë ndeshje të luajtura.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT