16.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kosova s’fiton as në miqësore, mposhtet nga Guinea

Kosova është mposhtur në miqësoren e tretë të zhvilluar në muajin qershor nga Kombëtarja afrikane e Guinesë.

“Dardanët” e rinj pësuan disfatë me rezultat të pastër 1-2 nga Guinea në takimin miqësor të luajtur në Antalia të Turqisë.

Pjesa e parë e ballafaqimit ishte e baraspeshuar me pak raste shënimi, ndonëse futbollistët e Bernard Challandes dominuan në posedim të topit.



Por kjo nuk mjaftoi, pasi afrikanët e zhbllokuan rezultatin pas një ore lojë, saktësisht në minutën e 60-të kur shënoi Kouyate.

Gjashtë minuta më vonë, Kante përmes 11 metërshit të penalltisë e ngriti epërsinë e ekipit të tij.

Golin e vetëm të Kosovës e realizoi i inkuadruari në pjesën e dytë, Arb Manaj i cili nuk gaboi përballë portierit në sekondën e fundit të shtesës.



Kësisoj, Kosova pëson humbjen e parë nga tri ndeshje sa ka zhvilluar në muajin qershor.

Kosova pas tri ditësh do të luajë edhe takimin e fundit kontrollues në Antalia kundër kombëtares tjetër nga Afrika, Gambinë.

Kujtojmë se ekipi kombëtar i Kosovës fillimisht më 1 qershor “demoloi” 4-1 San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërkaq tri ditë më vonë në Austri mposhti Maltën 1-2.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT