13 C
Mitrovice
E enjte, 22 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Kosova po e mposhtë koronavirusin, vetëm 34 raste të reja me koronavirus sot

Kosova po shkon drejt mposhtjes së koronavirusit, teksa sot janë shënuar vetëm 34 raste me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. “Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!
Bashkë për një rajon të shëndetëshëm.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miraruar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.

Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike. Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR. Test PCR mund të kthehen nëse vërejm se ka rritjet të rasteve të infeksionit.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!
Bashkë për një rajon të shëndetëshëm./gazetametro.net

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3463940993652756

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT