15 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kosova pëson debakël në PISA, ministri Bytyqi thotë: Kemi rritje në matematikë dhe lexim

Kosova ka pësuar një debakël tjetër në rezultatet e PISA s, në mesin e 97 vendeve,  Kosova ka zënë vendin e 96, e treta nga pozita e fundit, shkruan Gazeta Metro.

Pavarësisht këtij rezultati të dobët, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në një konferencë për media ku janë publikuar rezultatet e testit “PISA 2018” ka thënë se rezultatet nuk janë ato që kanë pritur.

Madje Bytyqi po i mbron ato, duke deklaruar se Kosova ka rritje pozitive në matematikë dhe lexim, sipas tij rënie ka vetëm tek shkenca.

“Kemi disa arritje pozitive ne matematikë dhe lexim. Kemi rënie tek shkenca. Cilat janë arsyet e këtyre rezultateve na duhet kohë të analizohen raportet e secilit nxënës pjesëmarrës dhe raportet e shkollave”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pavarësisht rezultateve të viteve të tjera duke parë Kosovën të renditur në vendet e fundit, ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk ka rritur që  të përmirësojnë gjendjen e arsimit në vend./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT