5.8 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

Kosova në krye të shteteve me medalje të fituara në Kampionatin Evropian të xhudos

Kosova ka arritur mjaftë lartë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Lisbonë në kuadër të xhudos.

Pesë xhudistët tanë kanë arritur shumë lartë, duke i siguruar Kosovës edhe tri medalje të tjera.



Fillimisht Distria Krasniqi u stolis me të artën, e pas saj Akil Gjakova theu akullin duke fituar për herë të parë medalje evropiane në kategorinë e meshkujve, duke u stolisur me të artën.

Pas tyre, Nora Gjakova siguroi medaljen e bronztë.

Ndërkohë, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu e mbyllen aventurën duke u renditur në vendin e pestë.



I gjithë ky sukses ka vendosur Kosovën në krye të shteteve me medalje të fituara, para Turqi dhe Francës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT