0.8 C
Mitrovice
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img

Kosova mposhtet nga Sllovakia, nuk arrin kualifikimin

Kosova nuk ka arritur të triumfojë ndaj Sllovakisë, në kuadër të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023, duke humbur me rezultat 73:77.

“Dardanët” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23:15, ndërsa sllovakët u rikthyen në të dytin, teksa pjesa e parë përfundoi 37:35 në të mirë të Kosovës.

Në çerekun e tretë, Sllovakia doli në epërsi duke e mbyllur me rezultat 54:55, shkruan Gazeta Express.

Në çerekun e katërt, sllovakët nuk lejuan që Kosova të kalonte në epërsi, duke i eliminuar në këtë fazë.

Ndonëse luftuan deri në fund, fati nuk ishte në anën e “Dardanëve”. /Gazeta Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT