Kosova pjesën më të madhe të tregut të saj, e mbulon nga importi.
Listës së vendeve nga të cilat Kosova importon më së shumti vazhdon t’i prijë Serbia, raporton IndeksOnline.
Sipas të dhënave të ofruara për IndeksOnline nga Dogana e Kosovës, nga shteti fqinj nga 1 qershori deri më 24 shtator janë importuar produkte ushqimore që kapin shifrën e 28 milionë e 189 mijë e 86.96 euro.
Ndërsa Turqia renditet si vendi i dytë që e mbulon më së shumti tregun e Kosovës me produkte ushqimore. Janë rreth 16 milionë euro produkte ushqimore që janë konsumuar në Kosovë. Saktësisht, 15 milionë e 892 mijë e 538.68 euro, është shifra e mallrave nga Turqia që kanë hyrë në Kosovë nga qershori deri në shtator.
E nga shteti gjerman gjatë kësaj kohe të pandemisë, nga qershori e deri më 24 shtator, Kosova ka importuar 15 milionë e 803 mijë e 33.05 euro produkte ushqimore, duke u renditur si importuesi i tretë më i madh në vend për këtë periudhë kohore.
Edhe Polonia renditet në mesin e importuesve me të mëdhenj në Kosovë sa i përket produkteve ushqimore.
Janë saktësisht 14 milionë e 851 mijë e 796.63 euro mall që Kosova ka importuar nga shteti polak.
Italia po ashtu mbetet ndër të parat që kryeson sa i përket importit në Kosovë. Vetëm gjatë këtyre muajve Kosova ka importuar nga shteti italian 13 milionë e 910 mijë e 211.65 euro.
Nga shteti bullgar, Kosova ka importuar ushqime të ndryshme, që përfshijnë fruta, ujë, zarzavate, akullore, duhan etj,, e që kapin vlerën e 9 milionë e 637 mijë e 133.63 euro.
Ndërsa nga shteti i Brazilit në Kosovë kanë hyrë mall në vlerën e 10 milionë e 222 mijë e 263.40 euro.
Pas Brazilit renditet Sllovenia. Nga qershori deri në shtator janë importuar 10 milionë e 773 mijë e 594.55 euro.
Nga shteti helvetik, Zvicra, Kosova ka importuar produkte ushqimore në vlerë 2 milionë e 597 mijë e 415.63 euro.
Ndërkohë edhe shteti grek edhe ai hungarez hyjnë në mesin e importuese gjatë këtij tre mujori./IndeksOnline/