8.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kosova kalon me sukses shqyrtimin e Raportit për anëtarësim në KiE

Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Paris ka miratuar Raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke thënë se Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap për anëtarësim.

“Ne do të vazhdojmë punën me aleatët për t’u siguriar se të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në instrumentet e KiE-së nëpërmjet anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit.

Të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti.

Opinioni kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet (state), sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend (country), sipas nenit 5.

Suksesi i sotëm hapë rrugën për votimin e opinionit në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg në javën e 15 prillit. Pas votimit të suksesshëm aty, opinioni do t’i dërgohet Komitetit të Ministrave të cilët duhet të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e radhës që do të mbahet në maj të këtij viti.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë ndikim në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT