Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dhunën në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka bërë edhe gjiganti mediatik, BBC.
”U hodhën grushta dhe kryeministri i Kosovës u lagu me ujë teksa shpërtheu një përleshje në parlamentin e vendit“, nis teksti.
Po ashtu është publkuar edhe video me përmbajtje dhune.
”Ajo erdhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti po i drejtohej sallës kur u shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan luftimet“, thuhet në artikull.
Nuk është hera e parë që Kosova përfundon në ballinat e gazetave prestigjioze për gjëra jo të mira.
Pikërisht partia e tanishme në pushtet, pra Lëvizja Vetëvendosje, me dhunën e saj në Kuvend, e kishte future Kosovën në lajmet e “zeza” ndërkombëtare.