2.1 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Kosnett pas takimit me Hoxhajn e Haradinajn: Interesat e qytetarëve të vendosen para atyre partiake

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett gjatë ditës së sotme është takuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një shkrimi në ‘Twitter’, Kosnett ka thënë se pret veprime konstruktive nga opozita për të punuar bashkë me qeverinë për qëllime të përbashkëta.

“U takova ndaras me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj. I nxita që të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë për qëllime të përbashkëta duke i vendosur nevojat e qytatarëve mbi ato të partive”, ka shkruar Kosnett në ‘Twitter’.



Takimin me ambasadorin amerikan e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ishin temat e bisedës sipas Haradinajt.



“E informova ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm. Gjithashtu falënderova ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tone”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT