15.6 C
Mitrovice
E enjte, 4 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Kosnett paralajmëron: Kurti të mos i përsëris filmat me reciprocitet

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka komentuar deklaratat e fundit nga Qeveria Kurti 2 për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Kosnett, tha se parasysh duhet të merret shmangia e pengesave tarifore, dhe jo të vendosen disa të tilla.

Ai shtoi se mënjanimi i këtyre çështjeve është primar, dhe kështu shtetet e rajonit duhet të përpiqen të diskutojnë këto probleme.

‘’Kur e shikoni të ardhmen e Kosovës në energji, mundësitë për të tërhequr projektet, që e di se është pengesë artificiale nuk do ti ndihmojë Kosovës.



Mendoj se është jetike që Qeveria e Kosovës dhe hisedarët e tjerë, partitë opozitare të fillojnë me qëndrimin se ekonomia e Kosovës është e vogël për të përballuar, dhe duhet të ketë bashkëpunim’’, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan tha se çështja e reciprocitetit nuk duhet të bëhet tani, dhe e kemi parë se kjo nuk ishte konstruktive deri tani.

‘’E kemi parë dhe nuk ishte konstruktive dhe nuk na çoi drejt forcimit të investimeve, dhe besoj se nuk duhet të përsërisim filmin e njëjtë’’, përfundoi Kosnett.

Eshtë shumë e rëndësishme që qëllimi afatgjatë për Kosovën nuk do të duhej të jetë vendosja e pengesave për treg.



Kur e shikoni të ardhmen e Kosovës në energji, mundësitë për të tërhequr projektet, që e di se është pengesë artificiale, nuk do t’i ndihmojë Kosovës.

Mendoj se është jetike që Qeveria e Kosovës dhe hisedarët e tjerë, partitë opozitare të fillojnë me qëndrimin se ekonomia e Kosovës është e vogël për të përballuar, dhe duhet të ketë bashkëpunim.

Është barrierë edhe kur e bën Serbia, qëllimi është mënjanimi i pengesave tregtare, ka mënyra të tjera që duke zvogëluar tarifat.

Qëllimi strategjik është t‘i heqin të gjithë këto pengesa.



Mos e bëni tani, i merrni parasysh, çka do të më bënte të lumtur është nëse vendet tjera që kanë pengesa të thonë nuk do të hyjmë në luftë me këto tarifa tregtare.

E kemi parë dhe nuk ishte konstruktive dhe nuk na çoi drejt forcimit të investimeve, dhe besoj se mund ta shmangim vazhdimin e atij filmi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT