2.3 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

“Koronavirusi”: Rreth 6 mijë kosovarë vizituan bregdetin e Shqipërisë këtë fundjavë




Mbi 6 mijë kosovarë kanë vizituar bregdetin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave, pavarësisht shtimit të rasteve me koronavirus në të dyja vendet, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së sotme, veçanërisht në mëngjes, ka pasur fluks të madh të qytetarëve të Kosovës të cilët janë drejtuar për në bregdetin e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, ani pse bota po përballet me pandemi.

Shumë prej tyre kanë lënë më një anë situatën aktuale, dhe janë nisur për në bregdet, kryesisht në Durrës, Shëngjin e Velipojë.

Siç raporton Radiotelevizioni Publik, qytetarët po kërkojnë të relaksohen dhe nuk janë shumë të shqetësuar për situatën aktuale.

Madje vetëm gjatë kësaj jave, rreth 6 mijë kosovarë kanë vizituar bregdetin e Shqipërisë.

Për më shumë, ndiqni kronikën më poshtë./gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT