7 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Koronavirusi, Labi do të blejë 15 mijë maska për qytetarët: Po e bëj sa nuk janë shtrenjtuar

Ish deputeti Labinot Tahiri është shprehur i shqetësuar lidhur me mundësinë që koronavirusi të përhapet edhe në Kosovë. Ai ka kërkuar që qysh tani të sigurohen maska në mënyrë që të parandalohet rreziku.

Tahiri ka thënë se mendon që qysh tani të sigurojë 15000 maska për t’ju dhuruar qytetarëve sa nuk janë shtrenjtuar ato, shkruan Reporteri.net.

Labi ka thënë se qysh nesër do të interesohet për çmimin e maskave në vendet e rajonit.

Njoftimi i plotë:

Çkas mund të ndodh!

Nëse vertet del që ka diqka serioze në vendin tonë lidhur me koronavirusin, ne qysh sot mendojmë ti sigurojë 15000 maska pêr t’ju dhuruar qytetarëve sa nuk janê shtrejtuar ato! Me e rendesishme do të ishte nëpër shkolla që ti dhurojmë!

Nëse ato sot shiten dikun në rajonin tonë 30 cent për cop ne do ti sigurojmë ato ose mund ti blej qysh nesër.

Por uroj që mos të ket diqka të tillë se boll jemi me viruse…!

Labi-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT