Një person po dyshohet se është prekur nga koronavirusi dhe se i njëjti është duke i trajtuar në Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacienti i dyshuar është në Klinikën Infektive brenda QKUK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.
“Në ora 20:50 në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media”, tha Fazliu.