-0.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur s’ka Prokurori, pecat e specat bëjnë hajgare me popull

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çështjen e kontratave me procedurë të negociuar, me anë të së cilave opozita e akuzon pushtetin për vjedhje, ndërsa së fundmi u raportua se afro 2000 të tilla po hetohen nga Prokuroria.

“Kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit”, shkroi Miftaraj në fillim të një postimi në Facecebook. “Ky është fakt që potencohet në raporte vendore dhe ndërkombetare”.

Ai kujton se “vet LVV sa ka qenë në opozitë dhe shpura e saj i kanë gjyku dhe ekspozu si afera korruptive rastet e tenderave një-burimorë:.

“Ligji i Prokurimit Publik tenderat një-burimore i përcakton si përjashtim dhe vetëm në raste shumë të kufizuara. LVV dhe klientela e saj tenderat një-burimore i ka kthyer në rregull. Mbi 1300 tendera nje-burimore nenkupton se te gjithe keta tendera jane te dyshimte perjashto rastet e rralla kur kane mund te nenshkruhen e te mos shkelet ligji”, shkroi Miftaraj.

“LVV dhe njerezit e saj qe pine nga çezma e korrupsionit te saj me parate publike, po mendojne se populli ua ka borxh me i mbajte ne pushtet qe te njejtit te korruptohen, te pasurohen dhe ne te njejten kohe askush mos te kete guximin te iu thote se po vjedhni”, shtoi ai.

Miftaraj thotë se Prokuroria do të ishte zgjidhja për “korrupsionin endemik të kësaj qeverie”.

“Kur nje minister si Hekuran Murati qe del dhe i mbron kontratat nje-burimore dhe korrupsionin endemik te kesaj qeverie, e vetmja zgjidhje do ishte prokuroria. E Hekurani, Albini e tjeret ne pushtet e dine qe prokuroret tane e luftojne korrupsionin veq ne tryeza e konferenca dhe ne vizita studimore qe ua organizojne ambasadat e huaja. Pra Kosova ka prokurori te kapur, prokurori qe as nuk dine, as nuk guxojne me i ushtru detyrat dhe obligimet e tyre me mbrojte shtetin nga korrupsioni. E kur ska prokurori dalin kontabilistat, pecat e specat e bejne hajgare me djersen e popullit”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT