7 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

KONKURS PUBLIK NGA KOMPANIA REGJIONALE E MBETURINAVE “UNITETI” Sh.A MITROVICË

Duke u bazuar  në nenin 7 dhe 8 të  Ligjit të Punës (Ligji Nr.03L/212), Vendimit të Bordit të datës 07.09.2020 për shpalljen e konkursit, gjendjes momentale dhe nevojave të Kompanisë për plotësimin e vendit të punës për periudhën e ardhshme një vjeqare, KRM ”Uniteti” SH.A vendosi që me datë 10.09.2020  të shpall:

KONKURS PUBLIK

 Për plotësimin e vendeve të punës:

1(një) Punëtor Fizik  -Njësia në Mitrovicë me kohë të caktuar (me kohëzgjatje 1/një vjeqare), me mundësi vazhdimi

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

 

  • Kryen të gjitha punët në mbledhjen dhe ngarkimin e mbeturinave në automjete – kamion kompaktor  dhe traktor,
  • Zbrazjen e konteinerëve dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre nga zona e shërbimit gjerë në deponi.
  • Kryen pastrimin, larjen dhe spërkatjen e sipërfaqeve publike, rrugëve dhe shesheve.
  • Kryen punët e grumbullimit të mbeturinave në konteiner, kryen punët rreth pastrimit të borës, hedhjes së kripës industriale, heqjen e akullit,
  • Është i obliguar të ketë sjellje korrekte ndaj qytetarëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve.
  • Është përgjegjës për përdorim të kujdesshëm të konteinerëve gjatë punës, kryen edhe punë tjera të natyrës së ngjajshme të cilat i cakton udhëheqësi i tij i drejtëpërdrejtë.

 

Kualifikimet e kërkuara:

 

  • Të ketë shkollën fillore ose  së paku një vit përvojë pune
  • Të prezantoj leternjoftimin
  • Çertifikatë nga gjykata se nuk jeni i denuar (më e re se 6 muaj)

 

         Kushtet e veçanta:

Punëtori 6 (gjashtë) muajt  e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e tij do ti vazhdohet apo përtrihet kontrata e punës.

 Aplikacionin së bashku me diplomën, referencat etj. mundë të dorëzohen në Zyrën e Arkivës, në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti” Sh.A. Mitrovicë.

Konkursi  do të jetë i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore prej 10.09.2020 deri më datën 24.09.2020. Kërkesat e dorëzuara pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacione përkatëse, nuk do të merren për shqyrëtim nga ana e Komisionit Vlerësues. Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhet pas përfundimit të afatit të aplikimit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT