-3.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Konkurs i hapur për vende pune nga Trepca SH.A.

Pozita: Inxhinierë të makinerisë (2 pozita)
Pozita: Inxhinierë të elektros – energjetikës (2 pozita)
Pozita: Elektricist (5 pozita)
Pozita: Inxhinierë i makinerisë (2 pozita FPP)
Pozita: Tornitor i kualifikuar (3 pozita FPP)
Pozita: Saldues elektrik (4 pozita FPP)
Pozita: Saldues me gaz CO2 (2 pozita FPP)
Pozita: Prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita FPP)
Pozita: Agjustator (4 pozita FPP)
Pozita: Elektricist (2 pozita FPP)

Në bazë të nenit 8 dhe 10 par.2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës, nenit 8 paragrafi 2 të Rregullorës për Marrëdhënie pune në Trepça Sh.A, nenit 22 paragrafi 3 dhe 4 i Statuti të Trepça Sh.A, Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Trepça Sh.A me datë 25.05.2022 publikon këtë:

KONKURS

Për plotësimin e këtyre vendeve të lira

Inxhinierë të makinerisë (2 pozita në njësinë biznesore Miniera me Flotacion Stantërg)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike

Detyrat dhe përgjegjësit:

Përkujdeset për stabilimentet makinerike, kompresorët, ventilatoret, gypat e ajrit dhe ujit, përkujdesje dhe mirëmbajtje të paisjeve të sistemit te pompimit, makinerive ngarkuese, vagonetave, lokomotivave diesel, ashensoret bartës, litarët, reduktorët, sistemet hidraulike dhe pneumatike etj

Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;

Koordinon punët me udhëheqësin e mirëmbajtjes dhe prodhimit rreth riparimeve të makinave dhe stabilimenteve makinerike
Planifikon furnizimin dhe specifikon pjesë makinerike.

Inxhinierë të elektros – energjetikës (2 pozita në njësinë biznesore Miniera me Flotacion Stantërg)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë universitare në Inxhinieri të Elektroenergjetikës

Detyrat dhe përgjegjësit:

Përkujdeset për stabilimentet elektro energjetike, stabilimentet shpërndarëse, stabilimentet elektroenergjetike të ventilimit, ajrimit të kompremituar, pompimit dhe stabilimenteve të ashensorëve;

Përkujdesje dhe mirëmbajtje të paisjeve të tensionit njëkahor, si bateri industriale dhe lokomotivat;

Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;

Koordinon punët me udhëheqësin e mirëmbajtjes dhe prodhimit rreth riparimeve të makinave dhe stabilimenteve;

Bën planifikimin dhe furnizimin me paisje , stabilimente elektrike dhe material elektrik.

Elektricistë (5 pozita në njësinë biznesore Minierat me Flotacion Stantërg)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë të shkollës së mesme

Detyrat dhe përgjegjësit:

Kryen dhe mirëmban stabilimentet elektroenergjetike në minierë;

Kryen dhe mirëmban paisjet e kombinuara energjetike, elektronike, pneumatike dhe hidraulike me tensione të kombinuara;

Kryen dhe detyra shtesë të ndërlidhura dhe të caktuara nga udhëheqësi;

Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;

Inxhinier i makinerisë (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Përgatitja universitare (Fakulteti i makinerisë)
Detyrat dhe përgjegjësit:

Mbikëqyrë dhe është përgjegjës për riparimet mekanike të veglave, makinave dhe paisjeve

Planifikon, organizon dhe përcakon prioritet për furnizim me pjesë rezervë

Planifikon dhe organizon kryerjen e testeve të paisjeve sipas rregullave teknike

Organizon sistemimin dhe ruajtjen e literaturës profesionale dhe dokumentacionit teknik për vegia, makina dhe paisje ekzistuese.

Tornitor i kualifikuar (3 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë të shkollës së mesme

Detyrat dhe përgjegjësit:

Përdorimi i të gjitha veglave matëse të tornitorit

Të bëjë përpunimin e vizatimeve punuese dhe skicave

Të përpunoj të gjitha mënyrat e gdhendjes

Të ketë njohuri në përpunimin e të gjitha materialeve

Saldues elektrik (4 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:

Të ketë njohuri dhe të ketë aftësi në përdorimin në aparaturat e saldimit elektrik

Të bëjë saldimin e pjesëve të plasaritura

Të bëj saldimin në të gjitha pozitat

Saldimi i metaleve të ngjyrosura, legurave si dhe gizës

Saldimi i gypave dhe paimeve të nxehjes

Saldues me gas CO2 (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:

Njohja dhe shfrytëzimi racional i gasit dhe paisjeve për punë me gas CO2

Përgatitja e aparaturës për saldim me gas inbrojtës CO2

Saldimi i rezervuarëve -Saldimi i konstruksioneve metalike

Saldimi i pjesëve të plasaritura

Saldimi i gypave me shtypje të lartë me gas

Prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:

Saldimi i pjesëve ku kërkohet saldimi të jetë i pastër dhe vendet e salduara nuk janë të ngarkuara me shtypje të larta.

Prerje me autogjen të materialeve me trashesi deri 20mm

Saldimi i pjesëve thithëse të thjeshta me autogjen

Saldimi i pjesëve të cilat përpunohen

Njohja e paisjeve për punë dhe shfrytëzimi racional i gasit

Agjustator (4 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:

Përpunimi i të gjitha skicave dhe vizatimeve

Punon me të gjitha veglat e paisjeve të agjustatorëve

Punon në prodhimin e disa veglave (çekan, shpuese etj)

Punimi dhe montimi i paisjeve të makinerisë

Elektricistë (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:

Regullimin e instrumenteve elektrike dhe kontrolluese

Riparimin gjeneral të makinave elektrike

Punimi i elektroinstalimeve të makinave dhe paisjeve

Vazhdimi i kabllove si dhe lidhja e tyra

Inxhinier të energjetikës të diplomuar (5 pozita në Trafostacion )

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

Inxhinier i diplomuar i energjetikës
Përvojë pune në energjetik së paku 3 vite

Detyrat dhe përgjegjësit:

Të ketë aftësi të punës profesionale të ketë njohuri në skemat, vizatimet teknike dhe të njeh punën e trafostacionëve

Të ketë aftësi të punës në ekip

Organizon punën, kontrollon kualitetin e punës dhe përcjell gjendjen e mirëmbajtjes së trafostacionëve, jep dhe cakton orarin e manipuluesve në stabilimentet e trafostacionit;

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për pozitat e lartëcekura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

CV-në;
Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional;

Certifikatën (dëshminë) nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Arkivin e Trepça Sh.A, në Menaxhmentin e Trepça Sh.A, Parkun Industrial në Mitrovicë çdo ditë pune nga ora 8 deri në ora 16:00.

Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit shtypin ditor. Për informata shtese: www.trepcacorporation.com si dhe e-mail adresa: [email protected]

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT