Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, pak para se të nis seanca plenare ua ka tërhequr vërejtjen e deputetëve për pirjen e duhanit në bufen e Kuvendit.
Konjufca tha se kjo sjellje është e papranueshme, derisa i paralajmëroi se në rast se e njëjta përsëritet, do të ua thërras inspektoratin.
Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, deklaroi Konjufca, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu ua kujtoi deputetëve se në çdo hapësirë të Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të tjera publike, ndalohet pirja e duhanit derisa ftoi që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit./Lajmi.net/