6 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Konjufca thotë se Obama e Biden e vendosën Kosovën në disfavor

Glauk Konjufca, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në legjislaturën e fundit ka qenë në krye të Parlamentit, ka adresuar kritika ndaj Administratës në largim të Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Barack Obama.

Sipas Konjufcës, këta dy Presidentë e kanë vënë Kosovën në situatë të disfavorshme.

“Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë”, ka thënë Konjufca.

“Dhe neve gjatë kësaj kohe na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia të cilat shumë e kanë dëmtu reputacionin e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës”, është shprehur ai.

“Prej vitit 2011 e kanë pasur një qasje të disfavorshme ndaj Kosovës. Po, po pikërisht Administrata e Presidentit Obama dhe e Presidentit Biden”, ka shtuar Konjufca në një intervistë për RTK të dielën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT