5.3 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Konjufca pyet LDK-në: Ku ishit kur Thaçi ua shkarkoi ministren Nekibe Kelmendi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se argumentet e LDK për rrëzim të Qeverisë nuk qëndrojnë.

Ai u tha deputetëve të LDK-së se do të ishte mirë të zbatoni mënyrën e votimit siç ju ka udhëzuar Vjosa Osmani.

Konjufca madje pyeti deputetët e LDK-së se ku ishin kur Hashim Thaçi ua kishte shkarkuar Nekibe Kelmendin.

“Ku ishit LDK-ja kur Hashim Thaçi ua shkarkoi Nekibe Kelmendin. Këto argumente të LDK që janë në mocion fare nuk qëndrojnë. Pe përpijnë kur ministrat i shkarkohen prej Hashim Thaçit e nuk po pajtohen me shkarkimin e ministrit nga Albin Kurti. Agim Veliu ka qenë kundër koalicionit që nga dita e parë”,ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se zgjedhjet i kanë fituar me premtimin për me pru drejtësinë në këtë vend./Telegrafi/

TË FUNDIT

TË FUNDIT